Negociatat dhe Covid-19, Presidenti i Këshillit Europian telefonon Ramën

schedule18:07 - 30 Tetor, 2020

schedule 18:07 - 30 Tetor, 2020

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel zhvilloi një bisedë online me kryeministrin shqiptar Edi Rama lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare dhe situatën nga koronavirusi.

Në një postim në Twitter, Michel shkruan se konferenca e parë ndërqeveritare për negociatat do të mblidhet pas miratimit të kornizës.

Zhvillova një bisedë me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

Mirëprita angazhimin për reformat. Solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID19 ka forcuar më tej marrëdhëniet BE-Shqipëri” shkruan ai.

Shqipëria shpreson që konferenca e parë të zhvillohet brenda këtij viti, pra në dhjetor në Presidencën gjermane të BE-së./ db/Abcnews.al