Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Rama, vizitë zyrtare në Katar

schedule14:36 - 16 Prill, 2019

schedule 14:36 - 16 Prill, 2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Gjatë këtij takimi u firmosën disa marrëveshje të rëndësishme.

U prit në një ceremoni të posaçme zyrtare kryeministri Edi Rama në Katar. Në takimin me Emirin e Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.



Homologët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues mes vendeve, si dhe dakordësuan që potenciali bashkëpunues të zhvillohet edhe më tej në fusha si ajo e bujqësisë, agroindustrisë, energjisë dhe në mënyrë të veçantë, energjisë së rinovueshme. Me interes u mirëprit edhe bashkëpunimi në fushën e transportit ajror.

Kryeministri i Katarit, u shpreh se është ngritur një grup i posaçëm pune, në krye të të cilit është ai vetë, i cili do të realizojë së shpejti një vizitë në Shqipëri, me qëllim identifikimin e potencialeve dhe orientimin sa më të mirë të investimeve në bashkëpunimin Shqipëri – Katar. Gjithashtu, gjatë takimit u firmosën disa marrëveshje të rëndësishme për transportin detar dhe për bashkëpunim me disa prej ministrive të kabinetit qeveritar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!