Rama: Viktima bëhet mish për top, duhet të na vijë turp nëse vërtetë ajo që ndodhi nuk na prek

schedule14:14 - 4 Qershor, 2020

schedule 14:14 - 4 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për abuzimin e të miturës, ngjarje e cila ka prekur mbarë shoqërinë.

“Ne duhet të na vijë turp, nëse vërtetë ajo që ndodhi nuk na prek. Nëse nuk na vjen turp nga vetja për atë që ndodhi, ne thjesht marrim pjesë në ridhunimin publik të një të miture dhe përgatisim dhunimet e ardhshme. Duke i dhënë mesazhin se mirë ai që ju përdhunoi, por shikoni sa janë edhe këta çakej që iu përflasin.  Si njeri dhe si qytetar, për ata që kanë ngritur dorën kundër Besës ju them se ju jeni më keq se ai mësuesi, sepse ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën në shpirtin e të gjithë të miturve”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se këto raste duhet të trajtohen me kujdes dhe se është me rëndësi që të ruhet anonimiteti. Gjithashtu ai theksoi me tone të ashpra se viktima përdoret pa vetëdije, pavarësisht asaj çfarë ka përjetuar, sërish vazhdon abuzimi.

Lexo edhe: “31 maji pa rezultat”, Rama: Për herë të parë BE ka ndërhyrë në politikën e brendshme

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Rama:

“Vetëm në Shqipëri ndodh që viktima të bëhet mish për top. Ajo çfarë kërkon viktima është të ruhet anonimiteti.

E marrin dhe e përplasin ekran më ekran, portal më portal, kjo është kanibalizëm.

Është fatkeqësi të shohësh se një i mitur viktimë e dhunës përdoret pa vetëdije. Por, në fakt krimi është krim, kur vret vret. Unë nuk besoj që ata që dhunojnë publikisht një ministre Arsimi, një grua e kanë hallin tek e drejta. Nuk mund të mbrosh një viktimë duke abuzuar një tjetër.  

Këtu viktima është marrë dhe është bërë paçavure dhe askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të pa lënë që të merret vesh. Nëse ka një njeri që e di me siguri që e ka bërë është ajo gruaja atje, q ëme paturpësi më të madhe lloj-lloj mostrash me fytyrë njeriu e sulmojnë pa pushim. Çfarë duan ata?

Këto krime janë shumë të vështira për tu kapur por nëse kthehen kështu do të kemi zero denoncime. Kjo është ti thuash të gjitha atyre që janë objekt i ngacmimeve mos guxo të denoncosh se do të bëhesh personazh. Kur ndodhin këto është rasti për të kujtuar se çfarë bëhen në foltoren e Kuvendit.

Kush e përdor mikrofonin në këtë vend për tët hënë fjalën më të ulëta për ta kthyer ofendimin në kulturë komunikimi, për ta përdorur shpifjen si platformë mediatikisht është më keq se ai përdhunuesi.  Ne duhet të na vijë turp, nëse vërtetë ajo që ndodhi nuk na prek. Nëse nuk na vjen turp nga vetja për atë që ndodhi, ne thjesht marrim pjesë në ridhunimin publik të një të miture dhe përgatisim dhunimet e ardhshme.

Duke i dhënë mesazhin se mirë ai që ju përdhunoi, por shikoni sa janë këta çakej që iu përflasin.  Si njeri dhe si qytetar, për ata që kanë ngritur dorën kundër Besës ju them se ju jeni më keq se ai mësuesi , sepse ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën në shpirtin e të gjithë të miturve. Çfarë dënimi me vdekje. Kjo nuk është punë kodi. Ato vijnë sepse në i kultivojmë vetë. Në shtëpinë e të prishurve të politikës shqiptare jepet shembulli se nëse do t’ja dalësh në jetë, atëherë vidh, shaj.  

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!