Edi Rama apo Sali Berisha? Sondazhi i ABC News, ja kë preferojnë shqiptarët si kryeministër

schedule21:00 - 21 Prill, 2025

schedule 21:00 - 21 Prill, 2025

ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.

Në shifrat e treguara të sondazhit shqiptarët janë pyetur se cilin prej liderëve të dy partive kryesore në vend preferonin si kryeministër të ardhshëm. Edi Ramën apo Sali Berishën?

64.3% e shqiptarëve shihnin kreun e PS, Edi Rama si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë dhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.

Kurse, 35.7% e popullsisë shihte në karrigen e kryeministrit, kreun e PD, Sali Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!