Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Forbes rendit shqiptaren si sipërmarrëse profesioniste/ Mihane Sadiku, “mbretëresha” e pronave të luksit në Turqi

schedule08:29 - 22 Prill, 2025

schedule 08:29 - 22 Prill, 2025

Forbes ka renditur shqiptaren Mihane Sadiku, si sipërmarrëse profesiniste.

Në “ABC e Mëngjesit”, Sadiku u shpreh se prej vitit 2014, është marrë me tregun imobiliar në Bodrum të Turqisë.

“Kam arritur të renditem e para në rrethin ku punoj. Këtë biznes e kam filluar para 10 vitesh. Së pari, nuk kam pasur njohuri rreth saj, është dashur të mësoj nga fillimi. Kam filluar me pronat e mia, më pas me qiradhënie të pronarëve të tjerë. Përmes kësaj, kam arritur të bëj njohuri dhe jam certifikuar si agjente imobiliare në Turqi. Pjesa e suksesit është të ngrihesh nga dështimi. Në secilin biznes ka më shumë dështime, e rëndësishme është të vazhdohet. Qiradhënie është më shumë, ka më shumë volum gjatë sezonit veror. Blerja e shtëpive në Bodrum, është luksoze”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!