Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Vaksina anti-covid falas, jo e detyrueshme për qytetarët

schedule11:49 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:49 - 15 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë online të zhvilluar për buxhetin ekonomik 2021, foli edhe për vijimësinë e vaksinës anti-covid.

Rama deklaroi se qeveria do të financojë vaksinën anti-covid falas dhe se nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët.

“Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë më në nevojë. Familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundimin të kësaj luftë me armikun e padukshëm.



Lexo edhe: Hapet spitali i parë rajonal për koronavirusin, Manastirliu: Situata pandemike e qëndrueshme

Mjekët infermierët…bluzat e bardha do të ketë një rritje jashtëzakonisht të qenësishme të pagës së tyre.

Lexo edhe: “Kush fiton më shumë paguan më shumë”, Ahmetaj: Rama e trajtoi biznesin e vogël si gjenerim punësimi

Po të kthehemi para 7 vitesh kuptojmë se për çfarë flasim. Paga do të rritet për mësuesit, do të rriten investimet në shëndetësi, infrastrukturë. Transformimi i infrastrukturës do të vazhdojë nga veriu në jug.

Kemi një fron sfidues në luftën me armikun e padukshëm.Do të  duhet të financojmë vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët, edhe pse do të doja që qytetarët të vaksinohen”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!