“Rama ‘ushtar’ i Perëndimit për Kurtin,” Baze: Kryeministri i Kosovës po dëshmon urrejtje ndaj Shqipërisë

schedule19:36 - 5 Korrik, 2023

schedule 19:36 - 5 Korrik, 2023

I ftuar në një lidhje skype me ‘Edicionin e Qendror’ në ABC News, komentatori politik, Mero Baze foli fillimisht për refuzimin e Kurtit për një takim “kokë më kokë” me Ramën në Prishtinë.

Ai tha se Kurti e merr këtë vendin, pasi nuk duron që mesazhet e Perëndimit t’ia përcjellë Rama, pasi sipas tij Kurti e do Ramën si një ushtar të tij për ta përdorur kundër Perëndimit.

“Kur Edi Rama e ftonte ta takonte për Ballkanin për Hapur, Kurti refuzonte dhe thoshte se mund të takohej vetëm për Procesin e Berlinit, tani që e fton për këtë thotë që mund të takohemi vetëm për mbledhje qeverie.

Mbledhja e qeverive në fakt është një mekanizëm i Ballkanit të Hapur, sepse një gjë të tillë Shqipëria e bën edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Ajo që e motivon Kurtin në këtë vendin është që ai nuk e duron që mesazhi i Perëndimit të përçohet përmes Ramën. Ai e do Ramën si një ushtar kundër Perëndimit, ta përdori në rezistencën e tij.

Edi Rama mendoj që do shkojë dhe do të takohet me Osmanin, por nuk është fundi i botës që nuk takon Kurtin.

Ajo që është e rëndë është që Rama do të shkojë në 5 shtete, do të takojë 4 kryeministra sllav dhe të vetmin shqiptar nuk do ta presi.

Nëse e Kosova e lidh fatin me Kurtin dhe Perëndimin është vendim i saj, nuk është më çështje e Shqipërisë. Ndonjëherë askënd nuk e shpëton dot nga vetvetja” tha Baze.

Baze shtoi se Kurti ka një urrejtje për Shqipërinë, pasi nuk ia fal që në zgjedhjet e vitit 2021 ai turpërua duke marrë vetëm 300 vota.

Por në raport më Shqipërinë, Albin Kurti ka një evolim rrënjësor që dëshmon karakterin e tij të gënjeshtër politik. Ai hyri në politikë si një lider pro bashkimit kombëtar, ndërsa e sot e ke si një partizan të mosbashkëpunimit kombëtar, lërë më bashkimit kombëtar.

Ai urrejtjen që ka për Shqipërinë, e ka nga fakti që është një politik populist dhe nuk i fal faktin që Shqipëria nuk e ka votuar në 2021, e ka turpëruar në një farë mënyre.

Ai me delirin e udhëheqësit mbarëkombëtare pasi mendonte se do të vinte në pushtet edhe në Shqipëri, e konsideron Shqipërinë si një shtet që e ka poshtëruar” shtoi ai.

Sa i përket faktit nëse Kurti e ka në dorë t’i japë fund kësaj marrëzie dhe nëse po  pse nuk po e bën, Baze u shpreh se Kurti është i qartë në atë që po bën dhe ai po përdor konfliktin me Perëndimin për t’u viktimizuar.

Unë mendoj që Albin Kurti nuk vuan nga paqartësia në këtë histori, vuan nga qartësia për ta përdorur këtë konflikt me Perëndimin për t’u viktimizuar, për t’u bërë një udhëheqës populist, nacionalist që në finale ai do t’i firmosi të gjitha marrëveshjet që do kërkohen, sepse Ballkani nuk do të shkojë në luftë për Kurtin, por do ta paraqesi veten si një viktimë, i lënë vetëm që qëndrojë deri në fund. Ai është gati ta djegë Kosovën, për karrigen e tij” u shpreh Mero Baze.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!