Rama uron besimtarët myslimanë: Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë me ju

schedule21:28 - 23 Maj, 2020

schedule 21:28 - 23 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një foto të publikuar në rrjetin social “Facebook”kryeministri shkruan:“Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë me ju”.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë Fiter Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjëruan në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.