Rama: T’i japim Shqipërisë një president normal, procesi do të jetë serioz

schedule11:04 - 19 Prill, 2022

schedule 11:04 - 19 Prill, 2022

Deputetët socialistë hodhën sot në kuti zarfet me tre emra për presidentin e ri. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama theksoi disa herë në krye të shtetit duhet një njeri normal, duke shigjetuar vazhdimisht Ilir Metën, të cilin e quajti skandaloz.

Sipas Ramës, PS ka përgjegjësinë që këtë herë t’i japë Shqipërisë një president me integritet dhe kërkoi përfshirjen e të gjithë deputetëve me propozimet e tyre. Kreu i qeverisë u zotua se procesi do të jetë serioz dhe i vërtetë.

Lexo edhe: Zgjedhja e Presidentit nga populli? Rama: Temë për Këshillim Kombëtar ose për mbajtje referendumi në të ardhmen

“Për mua është e rëndësishme që PS të dalë faqebardhë nga ky proces dhe të mos kthejë kokën pas.  Nxjerrja e një kandidature nuk mund të jetë e suksesshme nëse është një mendje apo dy, por duke mbledhur të gjitha mendjet.

Ky proces duhet të jetë konfidencial. Nuk mund të marrim nëpër gojë të gjithë dynjanë. S’na e ka borxh askush që të fillojmë të diskutojmë më pëlqen ky apo ai. në respekt të të gjithë emrave por edhe për të pasur sa më shumë pjesëmarrje ne besojmë  se po bëjmë gjënë e duhur. Ky proces është 100% real dhe i vërtetë. Të gjithë bashkë dhe unë në këtu kemi përgjegjësi shumë të madhe. Të gjithë deputetët duhet të ndjehen pjesë e procesit.

Na duhet një president për Shqipërinë dhe PS ka detyrimi që edhe ata që nuk e kanë votuar të ndjehen të qetë se kanë një njeri normal aty. Kemi pasur probleme me normalitetin e presidentëve të fundit, sidomos me këtë të fundit thyem rekordet. Besoj që përfshirja e të gjithëve duhet të jetë pozitive. U kam kërkuar ministrave që përtej propozimeve të tyre të sjellin edhe propozime të mundshme nga fushat që ata drejtojnë”, tha Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!