Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj vizitë në Jordani, me ftesë të mbretit Abdullah II, pas vizitës së tij në Tiranë

schedule11:30 - 21 Shkurt, 2026

schedule 11:30 - 21 Shkurt, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë shtetërore në Jordani me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II.

Vizita dyditore, me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, synon të ngrejë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita e Presidentit Begaj në Amman pason atë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, vitin e shkuar në Tiranë.



Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit, ndaj dhe kjo vizitë e Kreut të Shtetit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë synon një hap të mëtejshëm pozitiv drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!