Kryeministrat e Greqisë dhe të Shqipërisë janë takuar për gati një orë në Athinë. Pas takimit ata nuk bënë deklarata për mediat.
Në pritje të një deklarate të përbashkët, burime pjesëmarrëse thanë se takimi ishte mjaft konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë të mirë. Mendohet se Mitsotakis e Rama kanë diskutuar çështje të marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë edhe problemet e nxehta ndërmjet të dy vendeve.
Ndërkohë kryeministri shqiptar ka folur për mediat greke ku është shprehur se Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i respektit për të gjithë minoritetet, përfshi edhe grekët.
Gjithashtu kryeministri jonë shpreson që pas progresit të bërë me qeverinë e kaluar greke, puna të vazhdojë dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët për të dyja palët. Një ndër çështjet që foli Rama ishte edhe ajo e Kacifas.
“Besoj se dikush që ecën me një armë në dorë dhe kërcënon jetën e njerëzve është i rrezikshëm”, mësohet të jetë shprehur Rama./abcnews.al