Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takim me Diasporën në Detroit/ Kryeministri: Flamingo u bë simboli i një Shqipërie që po shihet ndryshe nga Diaspora

schedule19:09 - 21 Shtator, 2026

schedule 19:09 - 21 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Detroit, Michigan, ku foli edhe për imazhin e Shqipërisë dhe mënyrën se si vendi po perceptohet sot nga Diaspora.

Duke iu referuar flamingos, që gjatë verës u kthye në një nga simbolet më të komentuara në Shqipëri, Rama tha se një shpend arriti të shndërrohej në pjesë të një debati më të gjerë për vendin.

Kryeministri u ndal edhe te jehona që, sipas tij, ky fenomen pati përtej Shqipërisë, duke përmendur veçanërisht Diasporën shqiptare.

Rama e lidhi këtë me ndryshimin e mënyrës se si Shqipëria shihet sot, duke krahasuar perceptimin e së kaluarës me atë që ai e cilësoi si një qasje të re.

“Këtë verë Flamingo u bë figura më popullore e Shqipërisë, doli nga larguan erdhi në Tiranë, pushtoi bulevardin, ekranet. Askush nuk ia merrte mendja se një shpend do ta kthente Shqipërinë në një adresë debatesh shumëplanesh. Por përtej këtij të fundit që e globalizoi flamingon, pati diçka shumë domethenëse që tërhoqi jo vetëm vëmendjen e Shqipërisë por edhe jashtë saj në Diasporë. Por deri dje Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe bota as nuk e shihte, ndërsa shqiptarët as nuk mund ta shihnin sepse jeta në Shqipërisë se ka edhe më keq. Ndërsa sot janë me një qasje të re ka edhe më mirë dhe këtë qasje e vulosi ai manifestim”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!