Rama takim me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn në Tiranë

schedule14:48 - 4 Prill, 2018

schedule 14:48 - 4 Prill, 2018

Një ditë pasi u takua me Presidentin Hashim Thaçi në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka takuar sot të tjerë drejtues politikë të Kosovës, po në Tiranë.

Rama është fotografuar në një nga baret e Tiranës së bashku me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të “Nismës”, Fatmir Limaj.

Në tryezën e tyre ndodhej dhe deputeti socialist, Taulant Balla.

Takimi i Kryeministri Rama me liderët politikë ë Kosovës zhvillohet ndërsa në të dy vendet ka probleme të brendshme politike.
Po sot në Tiranë mbahet një konferencë ballkanike e eurosocialistëve./abcnews.al