Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama-Tabakut: Nëse më pret në shtëpi do të pi një gotë ujë nga çezma, do ta bëj edhe video për Tik-Tok

schedule11:34 - 21 Prill, 2022

schedule 11:34 - 21 Prill, 2022

Fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi me një kërkesë të veçantë për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit ndër të tjera foli para tij për cilësinë e ujit të Tiranës, ndërsa kryeministri iu përgjigj se ishte i gatshëm të pinte nga çezma sapo të shkonte në shtëpi.

Madje, Rama tha se nëse Tabaku e pret në shtëpinë e saj do ta pinte edhe aty një gotë dhe do të bënte gjithashtu video për Tik-Tok.



Lexo edhe: Tabaku akuza Ballukut: Sulmoni opozitën për dështimet tuaja, sot asnjë deputet nuk pi ujë në çezmë

“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës, meqë si dëshmitari i zonjës Tabaku e ndjej për detyrë sot me t’u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku të më presë në shtëpi dhe të pi edhe aty një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në tik-tok”, tha Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!