Rama sulmon opozitën: Prej 10 vitesh çfarë nuk lëshon nga goja, kërkoi të përfitojë politikisht nga ngjarja në Kosovë

schedule11:06 - 12 Tetor, 2023

schedule 11:06 - 12 Tetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën gjatë interpelancës së kërkuar në Kuvend nga deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se prej 10 vitesh, opozita ka shpifur, deformuar fjalët e tij, dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe për reagimin që ka pasur në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Basnjkë të Zveçanit.

Sipas Ramës, opozita kërkoi të përfitonte nga ngjarja në Kosovë, teksa shpesh e kanë etiketuar si vëllai apo i kapuri nga Vuçiçi.

“Interesi ynë strategjik i një paqeje përfundimtare në interes të sigurisë, progresi ekonomik dhe social, të krejt hapësirës ballkanike, është në përputhje të plotë, qoftë me interesin tonë kombëtar, qoftë me interesin strategjik të komunitetit të madh demokratik, ku Shqipëria ka nderin të jetë pjesë dhe nuk ka luksin të mendojë të luajë me dy porta, kurrë. Ku është atëherë halli, andej dhe këtej kufirit? Me qasjen tonë të njohur, strategjike në tërësi, çka dikton ndërtimin e urave, me të gjitha vendet e rajonit, përfshi Serbinë. Ku është saktësisht problemi me reagimin e Shqipërisë ndaj ngjarjes së Banjskës? Për qametin e madh të mendjeve që tash 10 vjet, çfarë nuk lëshon nga goja drejt nesh, edhe në këtë drejtim, halli është që të mos lihet rast i dhënë apo i shpikur për të masakruar mua apo PS, me lloj lloj fantazish, teorish konspiracioni, shpifjesh, deformimesh të fjalëve, fakteve, akuzave. Ja pse në Prishtinë dhe në Tiranë, nga profile publike, politike, mediatike, ose nga profile fallso pa hesap, u nxit menjëherë pas ngjarjes së Banjskës, furia kinste patriotiste e rradhës, kundër meje personalisht si vëllau i Vuçiçit, apo si i kapuri nga Vuçiçi.

I doli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime, në një prej shfaqjeve për mua, më mbreslënëse të trushpëlarjes propagandistike. Ishte e dhimbshme të shikoje në të dy anët e kufirit, daljen aq ashiqare në pah, të synimit të ulët të keqshftyrëzimit të policit të vrarë, për të rritur mbështetjen elektorale, duke lëshuar në rrugë gjuhët më të përdala”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!