Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama sqaroi deklaratën e Manastirliut, PD: Propaganda e egër nuk fshin dot faktet

schedule19:22 - 30 Tetor, 2020

schedule 19:22 - 30 Tetor, 2020

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit të tij në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se nëse ka fluks në spitale nga infektimet me koronavirus do të përballemi me zgjedhje kush do të trajtohet i pari.

Sipas PD, Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike dhe se thënia e Ministres së Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ka zhytur vendin.

PD thotë se propaganda e qeverisë nuk fshin dot faktet dhe se të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

LEXO edhe: “Do të zgjedhim kush do të trajtohet”! Rama shpjegon deklaratën që bëri bujë

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

  • Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
  • ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
  • ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
  • Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
  • Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!