Rama: Shqipëria do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës

schedule19:46 - 29 Qershor, 2020

schedule 19:46 - 29 Qershor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar këtë të hënë me homologun e tij shqiptar Edi Rama,  ku e ka falenderuar për mbështetjen e përhershme që Shqipëria i ka dhënë vendit tonë.

JNë këtë takim mësohet se Rama e ka ftuar Hotin për vizitë zyrtare në Shqipëri më 3 korrik.

Duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha mundësitë që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej, kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e konsideron natyrshëm Shqipërinë si partnerin më të afërt dhe strategjik në procesin e realizimit të synimeve integruese euroatlantike.

Ndërkaq, duke folur për gjendjen e re të krijuar në vend, kryeministri Hoti ritheksoi se Kosova tashmë ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla që nuk janë të lehta.

Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve”, tha ai.

Nga ana tjetër kryeministri Rama, ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.

“Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, tha Rama./abcnews.al