Rama shpall gjendjen e luftës: Futuni brenda, policia dhe ushtria do të përdorë dhunë ndaj tradhtarëve

schedule13:06 - 21 Mars, 2020

schedule 13:06 - 21 Mars, 2020

Kryeministri Rama dha një mesazh të fortë nga Facebook tani që ka filluar shtetrrethimi i fundjavës gjatë të cilës nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve dhe makinave.

Rama tha se çdokush që do të thyejë ligjin e luftës do të penalizohet me heqjen e çdo ndihme shtetërore dhe s’do ti jepet asnjë kompensimi financiar.

Rama theksoi se tani është koha që të mësohet me pahir dhe jo me hir çdokush që thyen urdhrat e qeverisë për masat ndaj koronavirusit.

“Çdokush që shkel rregullat do të quhet tradhtar lufte dhe do të trajtohet si i tillë”, tha kryeministri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!