Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Shërbimi i kimioterapisë në Elbasan vijon çdo ditë, së shpejti 9 njësi të reja në të gjithë vendin

schedule14:40 - 4 Gusht, 2026

schedule 14:40 - 4 Gusht, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Elbasanit shërbimi i kimioterapisë vijon çdo ditë, duke u ofruar pacientëve me sëmundje tumorale trajtim të specializuar pranë vendbanimit të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se zgjerimi i këtij shërbimi synon të lehtësojë aksesin e pacientëve në trajtim dhe të shmangë nevojën për udhëtime drejt qendrave të tjera spitalore.

Kreu i qeverisë njofton gjithashtu se së shpejti do të vihen në funksion 9 njësi të reja të kimioterapisë në të gjithë Shqipërinë.



Sipas tij, zgjerimi i rrjetit të këtij shërbimi do të afrojë trajtimin me pacientët në të gjithë vendin, duke ulur njëkohësisht fluksin në Spitalin Onkologjik dhe duke përmirësuar aksesin në kujdesin shëndetësor për pacientët me sëmundje tumorale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!