Rama reagon për Alvinin: Nuk është çeshtje ambasadorësh nxjerrja e tij prej kampit

schedule17:18 - 18 Tetor, 2019

schedule 17:18 - 18 Tetor, 2019

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme, e nis fjalën e tij me reagimin lidhur me vogëlushin, për të cilën gjatë gjithë ditës së sotme, mediat i kanë bërë jehonë. Alvin Berisha, që emisioni “Le Iene” bëri publik mbrëmjen e djeshme, prej kohësh ka mbetur në një nga kampet në Siri, pasi nëna e tij ishte zhvendosur atje si pjesë e organizates terroriste ISIS ku ka mbetur e vrare.

“Jemi këtu në përfundim të gjithë kësaj odiseje për të ndarë të gjithë sëbashku lidhur me mos konsolidimin për të cilin jemi përpjekur të gjithë. Por përpara se të hyj në temën e Këshillit Evropian dëshiroj të ndaj me të gjithë, lidhur me një shqetësim që e kam marrë nga qytetarët, mbi një emision të mbrëmshëm të RAI-t.

Për fat të keq ai emision drithërues ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur është thjesht një çështje e ambasadorit dhe kjo është e pavërtetë. Prej disa kohësh kam nxjerrë një urdhër, është material i klasifikuar që s’mund ta ndajmë me publikun.

Në bashkëpunim me partnerët amerikanë ne kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi, disponojmë të dhëna mbi identitetin e shumë personave.

Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet me ambasada dhe ambasadorë, aksesi është tejet i komplikuar dhe kërkon një komunikim me partnerët, kemi punuar intensiuvisht, kemi plan të tërë për të rakorduar me partnerët tanë kryesorë, ka një sërë grupesh të përfshira në këtë proces, dua t’ju them që po të ishte një çështje ambasadash dhe ambasadorësh, do të ishin tërhequr individët atje sidomos gratë dhe fëmijët, por nuk është kaq e thjeshtë“./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!