Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon videon: Arsyet përse na duhet mandati i tretë

schedule08:43 - 7 Prill, 2021

schedule 08:43 - 7 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” rëndit arsyet përse duhet të fitojë mandatin e tretë.

Rama shprehet se PS e meriton këtë mandat që Shqipëria të mos kthehet më pas, por të përmbyllë punët që janë nisur.

“Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më pas dhe që Shqipëria të shkojë aty ku nuk kthehet dot më mbrapsht duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen.



Duhet mandati i tretë që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm.

Duhet mandati i tretë që përfundimisht të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Duhet mandati i tretë që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!