Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon mesazhet: Pedagogu kërcënon personat të cilët nuk i bashkangjiten protestës

schedule23:32 - 24 Qershor, 2026

schedule 23:32 - 24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhet kërcënuese që një pedagog i ka dërguar disa personave, të cilët nuk i bashkangjiten protestës para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se akademiku i ka kërcënuar ata se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize”.

Rama shtoi se akademiku ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës, ndaj dhe u largua.



“RRUMBULLAKTOROLLAK

Djemtë e CHESTNUT HILL-it lart në Tropojë janë dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme në një nga majat e atyre maleve kreshnike, ku kanë ngritur një biznes familjar me stërmundim të madh, duke e kthyer shtëpinë e tyre në një destinacion turistik mbresëlënës

“Akademiku” që i ka kërcënuar, se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize” – pra po nuk u bashkuan në një mendje me të e me dështakët e tjerë lugëndryshkur, që kujtuan se u bë bulevardi kos – ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës.

Tani ky “akademik” i larguar nga qeveria si i padobishëm për asgjë dhe që paska mbledhur tërë këto vite helmin e mediokrit hakmarrës,  i tregon “delet e narkotrafikut” dy djemve që i japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur, atij dhe tërë sallahanave të kombit, që u kapën rrumbullak pas qafës si flamingove si i mbyturi pas fijes së barit

U kam premtuar kaherë djemve te CHESTNUT HILL-it se do u shkoj për të parë një natë hënën nga afër dhe tani erdhi koha, e nga atje lart do t’i çojmë së bashku një mesazh këtij sojit rrumbullaktorollak, që ta marrë vesh tërë dynjaja se ku është e çfarë është CHESTNUT HILL-i”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!