Rama prezanton buxhetin para grupit

schedule18:18 - 30 Tetor, 2017

schedule 18:18 - 30 Tetor, 2017

Një buxhet që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidim fiskal, e ka cilësuar Kryeministri Rama projektin e hartuar nga Qeveria për vitin 2018. Gjatë prezantimit të pikave kyçe të këtij drafti para grupit parlamentar socialist, Rama hodhi poshtë pretendimet për rritje taksash duke sqaruar se asgjë nuk ndryshon për pjesën dërrmuese të shoqërisë.

Fjalimin zyrtar para grupit parlamentar socialist, Edi Rama ia dedikoi buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm. Kryeministri mohoi të ketë rritje taksash për pjesën dërrmuese të popullsisë.
Edhe ndryshimin në taksën e banesës që shihet si një nga zërat që do të rëndojë më shumë në xhepat e qytetarëve, Rama e interpreton me mënyrën e tij.
Ndërsa buxheti, sipas Kryeministrit, synon një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidim fiskal.
Përsa i përket investimeve, pjesa më e madhe do t’i dedikohet infrastrukturës rrugore, ku spikat Rruga e Arbrit, për të cilën Rama tha se brenda 30-45 ditësh pritet finalizimi i kontratës dhe nisja e punimeve.
Rama foli edhe për reformën e ujit, nisjen e të cilës e ka njoftuar disa herë edhe gjatë mandatit të parë.
Përsa i përket kësaj reforme, Kryeministri shtoi se po përgatitet edhe një paketë e ndihmës sociale për shtresat në nevojë, që të këto të fundit të mos rëndohen nga fatura e ujit.

https://www.youtube.com/watch?v=zgHJMa9v3u4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!