Rama: Po instalohen panele diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër

schedule08:28 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 08:28 - 8 Dhjetor, 2023

Bashkia e Shkodrës ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet publike arsimore. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se kjo do të jetë një mënyrë efikase për ngrohjen, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik, duke nisur si fillim me kopshtet e më të vegjëlve, si një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

/abcnews.al