Në përurimin e Impiantit të Përpunimit të Ujërave në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama, ka renditur edhe njëherë investimet që janë bërë në këtë qytet. Kryeministri nuk ka harruar pa përmendur edhe investimin më të madh që pritet të kryhet në këtë qytet, atë të aeroportit të Vlorës si edhe zhdukja e fushës së plehrave.
Kryeministri Edi Rama përuroi në Vlorë, Impianti e Përpunimit të Ujrave të zeza. Sipas shefit të qeverisë kjo vepër infrastrukturore është shumë e rëndësishme për mjedisdin dhe turizmin sidomos në sezonin turistik.
“Ky është një investim i madh dhe shumë i rëndësishëm, por nuk është i fundit edhe përsa i përket përpunimit të ujërave të zeza, sistemit të kanalizimeve, sepse ne e dimë shumë mirë, që çka e pengon të gjithë vijën bregdetare të qytetit, Lungomaren, që të kthehet edhe në një vijë ranore të frekuentuar ashtu siç duhet, është fakti se prej dekadash e dekadash të tëra, ujërat e zeza të Vlorës derdhen pikërisht aty, drejtpërdrejtë në det”.
Rama e ka quajtuar diçka spektakolare vijimin e fazes së dytë për projektin e Lungomares
“Jemi në proces për të filluar investimin për fazën e dytë të Lungomares, që aty ku ndalet sot dhe deri poshtë tek tuneli. Është një tjetër pjesë spektakolare për nga pikëpamja urbane, që do t’i zërë vendin të gjithë asaj rrëmuje që mbizotëron sot e gjithë ditën në atë zonë dhe kemi filluar po ashtu, procedurën për rrugën shumë të rëndësishme të Orikumit deri në Llogara, nga porti i jahteve deri te pika ku do të jetë edhe tuneli i Llogarasë”.
Edhe aeroporti i Vlorës do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të jugut të vendit, pohoi kryeministri.
“Ai do të jetë aeroporti jugut të vendit, që do të garantojë një fluks të madh udhëtarësh, do të garantojë lëvizjeje drejt Greqisë dhe drejt Italisë nga Vlora, me çmime shumë më të arsyeshme dhe në një kohë shumë më të shpejtë sesa çfarë ndodh sot”.
Në fund Rama theksoi se investimet në Vlorë dhe në zonat bredetare do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë vendit. /abcnews.al

