Rama përcjell me lule Hysin dhe Gjermenin: Po ia kalojnë stafetën brezit të ri, Najadës dhe Luljetës

schedule16:25 - 8 Mars, 2021

schedule 16:25 - 8 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që në ditën ndërkombëtare të gruas të mblidhte rreth një tryeze deputetet socialiste duke vënë ato që po largohen nga kampi përballë prurjeve të “reja”.

Rama u ul krah Eglantina Gjermenit dhe Vasilika Hysit duke i vlerësuar për kontributin ndërsa i dhuroi edhe nga një buqetë me lule në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për vitet në politikë. Rama i falenderoi ato ndërsa shtoi se po largohen për t’ia lënë vendin të rinjve, që në këtë rast janë Najada Çomo dhe Luljeta Bozo.

“Lumi si unë. Është një ditë e veçantë. Është dita e zakonshme që kemi pasur fatin e madh të kemi përgjatë gjithë kësaj rruge. Dhe që për arsyet e tyre kërkuan të lënë radhë. Eglantina edhe para disa muajsh erdhi më takoi dhe tha që dua të ndërroj se kam akoma fuqi dhe dua të jem në rolin e njeriut që këshillon dhe mbështet të tjerët dhe jo të jem në vijën e parë.

Vasilika më tha m’u rritën kalamajtë. Dy kalamajt e mi janë gati të marrin stafetën. Nga vajza ime Etilda, vajza e madhe Klotilda dhe djali i madh Toni. Eglantina shumë faleminderit, mirënjohje dhe respekt. Vaso respect kemi dashur një tufë më të madhe se Vasilika po se kemi bërë dot. Meqë doni t’ia linit rrugën të rinjve dhe të rejave morën Najadën dhe Luljetën”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!