Rama për shoferin e Xhafajt: Akuzat e opozitës synojnë goditjen e ministrit të Brendshëm

schedule11:33 - 1 Korrik, 2018

schedule 11:33 - 1 Korrik, 2018

Në një reagim për ngjarjen e djeshme, ku shoferi i Ministrit Xhafaj, u gjet i vrarë në makinën e tij,  Kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës, sipas të cilës, 31 vjeçari ishte ekzekutuar.  Sipas Ramës, akuzat e opozitës kishin për synim goditjen e ministrit të brendshëm.

“Ngushëllime familjes së punonjësit të Gardës, i cili u nda nga jeta. Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes, të faktit se edhe përtej tragjedisë dhe dhimbjes, ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye të mosarsyes që kanë dominuar për kaq shumë kohë politikën tonë. Presioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makrabe për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë, vërtetë që nuk ka fjalë për t’u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme dhe artificiale i debatit politik”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!