Rama për sheshin “Skënderbej”, në listë për çmimin europian

schedule15:50 - 11 Maj, 2018

schedule 15:50 - 11 Maj, 2018

Sheshi “Skënderbej” në Tirane është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike për vitin 2018, në Barcelonë. Kryeministri Edi Rama e ndau lajmin me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook.

“Kur 10 vite më parë, thosha se sheshi i ri “Skenderbej” do jetë ndër hapesirat më të bukura publike të Europës, çfarë nuk më dëgjuan veshët”- shkruan Kryeministri, sipas të cilit shpallet apo jo fitues tashmë ky shesh ka edhe vulën më prestigjioze europiane.

 “Prandaj, ata që hidhen përpjetë sapo shfaqen të rejat që sjell vizioni e këmbëngulja modernizuese në hapësirën tonë të përbashkët, bëjnë mirë ta nxjerrin mësimin nga kjo histori, sepse nesër edhe stadiumi i ri kombëtar edhe Teatri i ri Kombëtar, do të jenë në të njëjtën kategori të familjes europiane të veprave të bukura urbanistike e arkitektonike, siç është tanimë Sheshi i Ri Skënderbej”, mbyll postimin e tij në rrjetin social shefi i qeverisë. /abcnews.al