Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama për të përditshmen estoneze: Evropa s’po kalon ditët më të mira. Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

schedule11:27 - 20 Maj, 2026

schedule 11:27 - 20 Maj, 2026

Në një intervistë për gazetën estoneze Postimes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmon sot se objektivi për anëtarësim brenda 2030 në BE është realist, por kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit nga BE dhe gjetjen e një zgjidhje për ngecjet nga Vetot.

“Unë mendoj se po. Për momentin është realiste. Por nuk ishte kështu deri në sulmin ndaj Ukrainës. Dhe kjo mund të ndryshojë. Por tani për tani, po, është realiste.Jo, nuk po ndodh me shpejtësinë e duhur. Ndoshta në drejtimin e duhur, por padyshim jo me shpejtësinë e duhur. Sepse shpejtësia është një nga problemet që ka Evropa.Nuk është e arsyeshme që Evropa të varet tashmë nga 27 veto, dhe ta imagjinoni me 29 ose 33 apo edhe 35 veto ” u shpreh Rama.

Nga një vend kufitar i BE kërcenuar nga agresioni rus, Rama bëri sërish thirrje për ulje në bisedime me Putin.



“Ne mund ta mbështesim Ukrainën deri në fund në luftën e tyre të drejtë kundër agresionit, por në të njëjtën kohë nuk mundemi – dua të them Evropën – të mos flasim me Rusinë. Rusia nuk do të shkojë askund, është këtu për të qëndruar dhe duhet të vijë në vete në një mënyrë ose në një tjetër kur bëhet fjalë për t’u marrë me Evropën” tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet me Presidentin e SHBA, Donald Tramp, Rama tha se investimi i dhëndrit te tij, Jared Kushner në Sazan s’ka asnjë lidhje me interesin politik të tij apo Shqipërisë.

“Jared Kushner erdhi në Shqipëri dhe ne filluam të bisedonim për interesat e tij për të investuar në Shqipëri atëherë, por Donald Trump nuk ishte president dhe as nuk ishte e sigurt nëse ai do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë apo në burg. Pra, nuk ka të bëjë fare me faktin që ai është president tani, sepse nesër nuk do të jetë” shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!