Rama për grevën e “AlbControl”: Plan i menduar, Meta e Berisha janë aty për të bërë rrumpallë

schedule11:10 - 8 Prill, 2021

schedule 11:10 - 8 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar këtë të enjte në Dropull foli edhe për griven e kontrollorëve të AlbControl.

Rama theksoi se aeroporti i Rinasit u mor peng nga ata Presidenti i Republikës Ilir Meta si edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjithashtu ai theksoi se nuk do t’i lejojë të marrin vendin peng dhe ta kthejnë në të shkuarën.

“Jo më larg se dje u bllokua aeroporti i vendit ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë pa gjumë që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Luftë për të mbajtur sasinë atje që të vinte në Shqipëri dhe të mos shkonte diku tjetër.

Si mund të rrinim një javë e pa vaksina. Përse? Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë pas derës për tu rifutur në shtëpinë e secilit dhe për të bërë rrumpallë nga e para.

Për tu futur në shtëpinë e secilit janë gati për të bërë atë që bënë. Për të kthyer kaosin duke marrë peng aeroportin,duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të niseshin dje dhe duke ndaluar të vdekurit që donin të vinin këtu. A e kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta , një plan i menduar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil.

E kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga një kthim pas në të shkuarën”, tha Rama.

/abcnews.al/