Rama paralajmëron vendorët: S’ka lekë për rrugë dhe pa reformën uji

schedule15:07 - 2 Shkurt, 2018

schedule 15:07 - 2 Shkurt, 2018

Për të marrë investime nga qeveria, drejtuesit vendor duhet të jenë aktiv ndaj thirrjeve të qeverisë. Në një takim me përfaqësues të bashkive kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar se nuk do tu japë asnjë fond për rrugë rurale dhe nëse nuk kanë realizuar reformën e ujit.

Çdo pikë uji është e rëndësishme.

Kush e çon dëm do ndëshkohet ndërsa kryetarët e bashkive që nuk e realizojnë reformën e kërkuar nuk do tu jepet asnjë lek. Paralajëmërimin ia bën vetë kryeministri Edi Rama.

Tema për të cilën janë mbledhur nuk është uji por program më i ri i qeverisë “100 fshatrat”.

Kreu i qeverisë është po kaq i prerë edhe për ta që nuk janë aktivë në thithjen e fondeve alternative dhe në agroturizëm.

Ndërsa për pjesën bashkëpunuese në këto thirrje ky program i ri shoqërohet me disa lehtësira fiskale që do të bëhen publike së shpejti. Në këndvështrimin e ministrit të bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi  ky project e sheh fshatin jo si funksion të ofrimit të produkteve bujqësore  por zhvillim./abcnews.al