Banorët e Durrësit kundërshtojnë vendimin e kryeministrit Rama për ndërtimin e një lagjeje të re në Durrës. Pas deklaratave të kreut të qeverisë në parlament, banorë të një pallati në lagjen 11 në Durrës paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë urie nëse qeveria do të vendosë prishjen e pallatit dhe zhvendosjen e tyre në lagjen e re që pritet të ndërtohet në periferi të qytetit.
Vendimi i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama për të krijuar lagje të re në qytetet e prekura nga tërmeti është pritur me panik dhe pakënaqësi nga banorët e këtij pallati në lagjen 11 në Durrës. Në 26 nëntor pallati pësoi dëme të shumta materiale, por banorët mundën të dalin pa pësuar dëme prej tij. Por prej asaj dite godina është e pabanueshme ndërkohë që banorët i druhen zhvendosjes në një lagje të re që mund të ndërtohet në periferi të Durrësit.
Banorët paralajmërojnë mbrojtje fizike të godinave ndërkohë që kujtojnë se nuk mund të pranojnë zhvendosje nga një zonë ku kanë jetuar për 4 dekada.
Për banorët e pallatit në lagjen 11 në Durrës, qeveria të marrë vendimin për ndërtimin e lagjes së re, por në rrënojat e pallatit të tyre ata paralajmërojnë se nuk mund të lejojnë ngritjen e një objekti të ri, nëse aty nuk do të jenë ata të parët që do të akomodohen.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, ekspertët e vlerësimit janë në terren duke vlerësuar masën e dëmtimit në godinat që pësuan edhe masën më të mëdha të dëmeve./abcnews.al