Rama nxjerr videon nga Fushë Kruja: Lagjia më e bukur për ata që humbën gjithçka nga tërmeti

schedule08:20 - 28 Shkurt, 2021

schedule 08:20 - 28 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga lagjia e re e Fushë Krujës duke theksuar se pas disa muajsh ajo dtë jetë një ndër më të bukurat e Shqipërisë.

Rama shkruan se ajo nuk do i përkasë të pasurve por njerëzve të zakonshëm të këtij vendi të cilët humbën gjithçka 15 muaj më parë me goditjen e tragjike të tërmetit, por nuk u lanë kurrë vetëm.

“Mirëmëngjes dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama./mv.abcnews.al