Rama: Nuk impresionohem nga kërcënimet para protestës

schedule23:52 - 14 Shkurt, 2019

schedule 23:52 - 14 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama deklaron se opozita kërkon që të marrë pushtetin me dhunë, referuar protestës së 16 Shkurtit. Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, shefi i qeverisë e quajti këtë grupim politik, njëe opozitë që nuk artikulon asnjë alternativë, nuk zgjon shpresë dhe interes të njerëzit dhe nuk bën asnjë hap për të reflektuar për veten.

Kryeministri u shpreh se nuk i bëjnë asnjë përshtypje kërcënimet dhe deklaratat përpara tubimit. I pyetur lidhur me reagimin e qeverisë dhe policisë nëse protesta degradon kryeministri tha se Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin, sikundër edhe protestuesit duhet të zbatojnë detyrimin për një protestë paqësore. Siç tha Rama, ditën e shtunë proteston kasta që përfaqëson një pakicë, por që nuk ka asnjë të drejtë më shumë se atë që i ka dhënë populli, të jetë opozitë dhe që sipas kryeministrit nuk po e bën.

“Opozita ka mbetur në dy palë duar, totalisht të paafta”, deklaroi Rama duke iu referuar dy drejtuesve të PD-së dhe LSI-së, Basha dhe Kryemadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!