Rama: Nismë ligjore për sigurimin e qytetarëve nga përmbytjet

schedule10:22 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 10:22 - 4 Dhjetor, 2017

Kryeministri Rama drejtoi mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, ku theksoi se tani nis faza e dytë, ajo e ndërhyrjeve në territor me masa për mbrojtjen nga përmbytjet. Rama theksoi se edhe këtë herë shteti do të marrë përsipër kompensimin e dëmeve, por njoftoi një nismë ligjore për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve në rrezik përmes sigurimit.

Edhe këtë herë shteti do të marrë përsipër kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar nga përmbytjet. Konfirmimin e dha vetë Kryeministri Rama, në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile.

Por duket se kjo praktikë nuk do të vijojë gjatë. Rama njoftoi se do të ndërmarrë me prioritet një nismë ligjore përsa I përket sigurimit të qytetarëve dhe bizneseve ndaj rreziqeve natyrore, të cilën e kishte shpallur edhe më parë.

Sipas Kryeministrit, ndërhyrjet e realizuara gjatë viteve të fundit kanë qenë të frytshme, pa të cilat – shtoi ai – dëmet do të kishin qenë edhe më të mëdha.

Kryeministri pohoi se tashmë ka nisur faza e dytë, ajo e ndërhyrjes në zonat ku janë evidentuar probleme e ku nevojitet përforcimi i mbrojtjes duke ndërhyrë në territor./abcnews.al

https://youtu.be/IG4hhFtpWy4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!