Rama nga Kuvendi: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra

schedule12:40 - 16 Qershor, 2022

schedule 12:40 - 16 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare për t’u përballur me ato që deklaroi më herët gjatë seancës deputetja demokrate Jorida Tabaku  rreth raportit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.

Ndër të tjera, ndërsa fliste për sistemin e taksimit në Shqipëri, Rama tha se qeveria do të propozojë së shpejti që për ata persona që marrin deri në 500 mijë lekë të vjetra pagë, taksimi të jetë zero.

“Zero, asnjë qindarkë nuk i është paguar as Bechetit dhe askujt tjetër tani që flasim. Ballafaqimi vazhdon…Keqardhje për këtë zonja Tabaku se ju lexoni dhe mbani shumë shënime siç thoni edhe vetë, dhe të flasësh për 385 milionë euro që nuk ekzistojnë është pak si e sikletshme. E kam dëgjuar që ju thonë që ne taksojmë punën më shumë se kapitali. Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe së shpejti, pas pak ditësh do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 500 mijë lekë…”

Kujtojmë se deputetja Tabaku gjatë fjalës së saj e akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar krizën si duhet, dhe sipas saj, ka zhytur vendin në borxhe e duke rritur çmimet për qytetarët.

“E diskutuam bashkë në komision, që nuk i kishit marrë masa, që po merrni borxh për borxhin, ky është shqetësimi. Nuk investohet në ekonomi. Vetëm këtu presioni i çmimeve ka hasur në paaftësinë e qeverisë. Kur shteti dështon që të sigurojë balancën në treg, atëherë ngrihet bordi. Ato kompanitë që vendosin sot për çmimin i keni mbi kokë, ato vendosin për ju.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!