Kryeminstri Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Gjirokastër, theksoi rëndësinë e teknologjisë dhe risive për zhvillimin e vendit.
Ai njoftoi se qeveria do të rrisë financimin për programet e startup-eve, duke u dhënë mundësi aplikimi edhe të rinjve që janë ende në shkollë apo universitet. Rama shtoi se paralelisht do të shtohen laboratorët smart në shkolla, për të garantuar akses të hershëm në teknologji për të gjithë nxënësit.
“ Duhet të shtojmë financimet për programet e start-up, por duhet të gjejmë rrugët për rritjen e financimit për ata që janë ende në shkollë apo universitet, pa pritur që të mbarojnë shkollën apo universitetin. Do e nisim këtë me festivalin e ardhshëm, ku përveç çmimeve dhe vlerësimeve, do të duhet të gjejmë mënyrën sesi të financojmë ato prototipe që kanë interes për t’u shtjelluar.
Ajo që ka sjellë teknologjia është përmbysje e hierarkisë së vlerave që krijohen ndër vite në sistemin tradicional të progresit linear, duke na provuar se vajza dhe djem të rinj mund të jenë inovatorë të jashtëzakonshëm në rrugën e progresit eksponencial. Do vazhdojmë të plotësojmë sistemin e shkollave me laboratorë smart që të gjithë të kenë akses në teknologji.”


