Rama nga Abu Dhabi: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule09:17 - 14 Shkurt, 2024

schedule 09:17 - 14 Shkurt, 2024

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, për të cilin tha se ishte i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se me presidentin biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.

“Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama në Facebook.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!