Rama në Vlorë: Presim 6 milionë turistë deri në fund të vitit

schedule14:26 - 1 Shtator, 2018

schedule 14:26 - 1 Shtator, 2018

Qeveria po pret përgjigjen përfundimtare nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të nisur për punën për ndërtimin e by pass-it të Fierit. Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur nga Vlora ku tregoi edhe pritshmëritë për turizmin deri në fund të vitit.

Qeveria pret që deri në fund të vitit numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë të arrijë rreth gjashtë milionë. Kryeminstri Edi Rama e bëri të ditur nga Vlora.

“Është një shifër e konsiderueshme. Nuk është e mjaftueshme për atë që ne kemi nevojë dhe për sa ekonomia jonë ka nevojë, por është në të njëjtën kohë një shprehje kuptimplotë e progresit që kemi bërë.”

Shefi i qeverisë përsëriti se ky ishte sezoni më i pastër turistik megjithkëtë problem i mbetjeve në Vlorë do të marrë zgjidhje me ndërtimin e fushës sanitare. Kryeminsitri deklaroi se puna për ndërtimin e saj do të nisë vitin e ardhshëm.

“Projektet e mëdha nuk nisin në momentin kur hidhet lopata e parë. Ne kemi 4 vjet që punojmë për fushën sanitare të mbetjeve të Vlorës.”

Sa i përket derdhjes së ujrave të zeza në det një program ndërhyrje në ujësjellës e kanalizime për Jonin do të nisë të zbatohet në vjeshtë. Ndërkohë që, puna për zgjatimin e Lungomares deri tek tuneli e më pas drejt Orikumit do të nisë së shpejti. Ndërsa tregonte projektet në infrastrukturë, kryeministri ndalet tek by passi i Fierit.

“E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet, po by pass-i i Fierit?, që na është bërë taman si by passi i fytit. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni. Na është dashur ta prishim komplet kontratët dhe ta bëjmë komplet nga e parame Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.”

Duket se epilogu i kësaj legjende do të jetë fundi i shtatorit.

“Brenda disa javëve do të na vijë përgjigja përfundimtare e bankës të lidhet kontrata dhe sezoni i ardhshëm ta gjejë rrugën e by passit të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht, por të jetë e lirshme dhe e kalueshmë, kështu që kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën.”

Shefi i qeverisë e mbyll fjalën e tij optimist dhe thekson se për të përshkuar rrugën nga Tirana në Vlorë do të duhen 55 minuta. Por kjo vetëm pas ndërtimit edhe të segmentit nga Kashari në Rrogozhinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!