E pritën ndryshe nga hera e fundit studentët vlonjatë kryeministrin Edi Rama. Në një sallë më të vogël në universitetin Ismail Qemali, kryetari i përsëriti edhe një herë se gjithcka e ka bërë për ti dhënë zgjidhjen më të mirë kërkesave të studentëve që protestuan.
Nuk le rast pa përmendur komunikimin në celular deri në orët e vona me studentët,edhe kur bëhet fjalë për përgjegjësitë që duhet të mbajë universiteti.
“Qeveria nuk është nënë e babë, qeveria ka detyrat e veta dhe nuk i ka të gjitha dhe nuk i bën të gjitha. Jam i lutmur të bëj edhe sektretarin e univesitetit në zyrën time, edhe në 2 të natës. Në 2 të natës vjen mesazhi ‘o daku, cfarë do të bëhet me tarifat’. Unë u përgjigjem të gjithave, por për disa gjëra duhet të japë përgjigje rektori”.
Rektori i dha përgjigje pretendimeve për tarifën e masterit. Sqarimet se çfarë është bërë deri më tani me Paktin për Universitetin i dha zëvendës ministri i Arsimit Redi Shtino, sipas të cilit është hartuar pakti financiar për studentët, bibliotekën elektronike, paketën e bursave si dhe literaturën e huaj. Të gjithë studentë kanë arritur të identifikojnë kategorinë ku janë përfitues falë VKM-së së dhjetorit për bursat. Mbetet vetëm për të pritur datën 18 për të dorëzuar dokumentet./abcnews.al