Rama në Paris: Komuniteti Politik një ide e shkëlqyer, Ballkani perëndimor sot është i bashkuar

schedule19:33 - 11 Nëntor, 2022

schedule 19:33 - 11 Nëntor, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur në panelin e “Forumit të Paqes’ që po zhvillohet në Paris ku ndodhjet me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, foli dhe për idenë e komunitetit politik Europian.

Sipas tij Komuniteti Politik Europian ëhstë vërtetë një ide për paqe në kontinent. Kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe njëherë zhgënjimin e tij por edhe të vendeve të tjera të rajonit të sjelljes së BE-së gjatë pandemisë, e cila nuk ndihmoi.

Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë, dua që të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë, por është e rëndësishme mjaftueshme në këtë kohë kur ne vetëm reagojmë ndaj tragjedive, dhe ka të bëjë në fakt me të vepruarit. Lidhet me idenë e komunitetit politik Europian, që u hodh në tryezë nga Macron por në fakt nuk është tërësisht e re, por me rrënjë në Francë që prej shekullit të 18-të, kur dikush i quajtur Abati i Shën Pjetrit mendonte për bashkimin e vendeve të Europës përfshirë Rusinë dhe vendet që ishin nën perandorinë Osmane. Sigurisht projekti nuk shkoi shumë mirë, por vazhdoi të ripësëriste veten. Më pas kemi BE-në, derisa Miterrian u kthye me të njëjtën ide për të ndërtuar aso kohe BE-në. Kur ideja u rihodh sërish, u mendua se kjo thirrje ishte për të zgjeruar BE-në. Sa më shumë koha kalon kjo provon se është një ide e shkëlqyer. Unë e mbështes plotësisht atë, pasi e pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta, por edhe pasi përjetuam pandeminë, e cuila na dëshmoi me shumë kostoi që mungesa e kësaj ure mund të krijojnë distancë, mund të shkaktojë një ndasi mes të pasurve dhe të varfërve. E pamë BE-në të sillej si një federatë vendesh të pasura egoiste, ikën nga sytë këmbët për të ndarë edhe ato që kishin në duar, që ishin vaksinat. Në një kohë të gjatë dëgjonim që duhet të bashkëpunojnë me Ballkanin perëndimor, por ata krijojnë probleme, por duhet t’i angazhojmë pasi Kina, Rusia, Turqia do të zgjasin duaret. Por çfarë ndodhi ne pa Rusinë, pa Kinën dhe Turqinë nuk do ja kishim dalë, pasi ato na dhanë vaksinën”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë se pavarësisht të gjithave Ballkani perëndimor është i bashkuar, dhe këtë e tregon vota që ata japin për çështjet që diskutohen në OKB.

Sipas tij ka ende një problem për tu zgjidhur që është çështja mes Kosovës dhe Serbisë.

Kemi një çështje të madhe për të zgjidhur atë mes Kosovës dhe Serbisë. Por në të njëjtën kohë Ballkani është i bashkuar kur shikon votën në OKB. Pra dua tu them se jemi në drejtimin e duhur. Dua të përgëzoj presidentin, jo se më futi në panel, por për shkak të asaj çka ndodhur në Ballkanin Perëndimor, për shkak të nismave, kjo për shkak të nxitjes që po jep Franca,. Duke qenë nga njëra anë i perceptuar si vendi më skeptik për zgjerimin, por dhe si vendi më i angazhuar për Ballkanin perëndimor”, tha Rama.

/Abcnews.al/