Rama në Novi Sad. Darkë pune me Vuçiç, Brnabiç dhe Zaev

schedule23:04 - 9 Tetor, 2019

schedule 23:04 - 9 Tetor, 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ftuar në Novi Sad kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një takim që do të ketë në fokus tregun e përbashkët në Ballkan.

Kryeministri Edi Rama që mbërriti në mbrëmje në kryeqendrën e Vojvodinës, u takua me homologet Brnabiç dhe Zaev dhe me mikpritësin Aleksandër Vuçiç në një darkë të përbashkët informale. Darka e punës është zhvilluar larg mediave.

Pjesa zyrtare e vetme e njoftuar është takimi i nesërm në Kështjellën e Petrovaradinit. Ideja e tregut të përbashkët ballkanik është sjellë në opinionin publik nga presidenti serb, gjatë takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!