Rama në mbledhje urgjente: Nuk mbyllëm shkollat që të mbushni kafet dhe pub-et, rrini në shtëpitë tuaja

schedule15:43 - 10 Mars, 2020

schedule 15:43 - 10 Mars, 2020

Qeveria është duke mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme tani nisur nga situata e krijuar me koronavirusin. Shqipëria ka shënuar deri më tani 10 të prekur nga koronavirusi dhe numri ka gjasa të rritet në orët dhe ditët në vijim.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se janë marrë masa të rendësishme, siç ishte edhe mbyllja e shkollave, kopshtëve, çerdheve dhe universiteteve.

Por, sipas Ramës, kjo nuk u bë që të rinjtë të dëfresheshin ne pub-e e lokale, por të kufizohej lëvizja e qytetarëve.

Në fjalën e mbajtur me anëtarët e qeverisë Kryeministri Rama tha se lufta me Koronavirusin është serioze dhe duhet marrë shumë seriozisht. Përveç kësaj kreu i qeverisë theksoi se mediat duhet të përdorin mikrofonin për të sensibilizuar publikun në lidhje me informacionin që jepet për mbrojtjen ndaj tij.

Rama theksoi se kreu i Opozitës përhapi panik ditën e sotme kur tha se janë shpërndarë maska të skaduara dhe se kjo nuk ishte e vërtetë për më tepër ishte dezinformim i pajustifikueshëm.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Sot jemi me një numër të reduktuar sepse nuk mund të predikojmë masat për të tjerët por edhe të japim shembullin tonë, të bëjmë detyrën si qytetar duke ruajtur vetën dhe shoqërinë e kështu secili duke kontribuar në një luftë që sot është botërore përballë një virusi të panjohur.

Dëshiroj që tha u përcjell të gjithëve mesazhin se thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike sipas rekomandimeve OBSH. Ne vendosëm të mbyllim shkollat kopshtet çerdhet universitete kjo për ti dhënë mundësi qe te frenonim ndonjë përhapje të mundshme.

Ne dhamë një dy javësh pushim për tu mbledhur nëpër disko dhe pabe si në një kohë të zakonshme por jemi në një kohë lufte, padiskutim bota e fitoi ne do e fitojmë por të gjithë sëbashku të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund ti shkaktohen  shëndetit tonë dhe njerëzve tanë.

Nga ana tjetër ky nuk është një luftë  ku vihet në pah tërësia virtyteve njerëzore që lidhen me trimërinë dhe guximin apo pasionin për vetsakrifikimin, është një luftë me armik të padukshëm i cili hyn në trupi tonë dhe në trupin e njerëzve më të dashur duke kërcënuar seriozisht shëndetin duke kërcënuar ata që na rrethojnë kjo do të thotë se mund të jesh malësor, lab apo shumë shumë për tu krenuar në histori në male apo bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie ke dhe as ku je, godet.

E them këtë sepse përtej faktit që individë në mosha të caktuara qytetarë të cilët kapen në befasinë e një mikrofoni që thuhen në rrugë, është e patolerushme është e papërputhshme me asnjë standard etik që ekranet e televizioneve të respektojnë të tilla shaka. Ti shfrytëzojnë ato sekonda për ti sensibilizuar  sepse kjo nuk është shaka. Përtej luftës me virusin, përtej mbrojtjes nga epidemia, ka një luftë tjetër për të bërë është infodemia.

Ato shtojnë konfuzionin dhe rrisin pasigurinë ndaj në këtë moment ku jemi ende në fillimin kësaj lufte me armikun që ka hyrë në trupat e njerëzve tanë vazhdojmë të ftoj të gjitha mediat dhe kanë mundësinë që të përdorin një mikrofon, të gjithë ata që postojnë opinione të tyre të mos abuzojnë të ndërgjegjësohen se kjo nuk është një nga betejat e radhës, por një luftë që e kemi ne në dorë me sjelljen tonë dhe zbatimin e atyre këshillave në dukje krejt elementare që ta bëjmë një luftë me dëme më të vogla. Armikun nuk e kemi përballë ai mund të hyjë në trup nga kudo.

Numri i të prekurve është rritur dhe është e rëndësishme të dëgjohet nga të gjithë se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakteve të fillimit ndërsa dy kontakte të tjera një e moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë të gjitha rastet janë të importuara nga Italia duke u gjendur pranë Italisë dhe duke patur kaq kontakte ishte e pamundur të mos importohej.

Baza e çdo skenari, skenarët janë ndërtuar sipas fazave dhe për t’iu përgjigjur dinamikës dhe shtrirjes së virusit por baza mbetet e njëjta, si në skenarin e parë dhe në të dytin e në vazhdim. Sugjerimet dhe detyrat e secilit prej nesh dhe të tjerëve janë primare.

Ne besojmë shumë që është një rast që në radhë të parë personat publik dhe mbi ta për shkak të aksesit të përgjegjësisë sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme që janë praktika të panjohura në planet, në asnjë vend të botës nuk është parë që të kenë task forcë opozitare, task-forcë presidenciale, çfarë mund të nxjerrim ne me këtë, përveçse nxjerrim bojën tonë.

Më erdhi shumë mirë që dje kryetari i opozitës mbajti një fjalim ku mbajti një qëndrim si të gjithë të tjerët që mbajnë në kohë lufte ndërkohë që sot as më shumë as më pak gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit, dezinformim i pajustifikueshëm. Shqipëria nuk është kaq e madhe sa të ndahet në kaq shumë forca“, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!