Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka patur një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.
Ky takim mes Stoltenberg dhe Ramës u zhvillua në cilësinë e Kreut të OSBE që Kryeministri Shqiptar mbaj prej pak kohësh.
Gjatë fjalës së përbashkët Rama dhe Stoltenberg vlerësuan bashkëpunimin mes OSBE dhe Nato për sigurinë e vendeve anëtare dhe përmbushjen e objektivave.
Në fjalën e tij Rama falënderoi Stoltenberg për mbështetjen që NATO i ka dhënë rajonit të Ballkanit, sidomos në rivendosjen e linjës Prishtinë – Beograd.
“Falënderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët.
Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona.
Rikonfirmoj që Shqipëria i mbetet angazhimit të saj për buxhetin e dedikuar për NATO-n. NATO është pjesë e rëndësishme e punës sonë gjatë kryesimit të OSBE’’, tha Rama.
Nga ana tjetër Rama u pyet dhe për muxhahedinët në Shqipëri, ka tha se vendi ka pranuar njerëz që kanë qenë të kërcënuar nga një regjim. Ai shtoi më tej shtoi do të vijojnë dëbimet në rast se thyen rregullat diplomatike siç janë bërë më parë.
“Sa për aktivitetin keqbërëse në Shqipëri kemi dëbuar ambasadorin e tyre dhe të tjerë. Shqipëria ka pranuar që tu jap jetë mijëra njerëzve që kanë qenë të kërcënuar nga regjimi i Teheranit.
Ne po ashtu kemi pritur dhe mijëra hebrenj. E kemi bërë këtë gjë si mision humanitar dhe është një deklaratë kundër regjimit dhe nuk ndryshojmë qëndrimin tonë, pasi janë të kërcënuar nga ky regjim.
Ne kemi dëbuar nga vendi jonë që kanë qenë jashtë misionit diplomatik, pasi nuk jemi vetëm por jemi më të gjithë partnerët tanë”, u shpreh Rama.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh se NATO është duke nxitur që baza e Kuçovës në Shqipëri të fillojë nga puna sa më shpejt pasi është me rëndësi jo vetëm për vendin por për të gjithë aleatët e NATO.
Po ashtu Stoltenberg theksoi se NATO mbështet fort dialogun Prishtinë-Beograd dhe se është gati të ofrojë ndihmën e saj edhe për zgjidhjen e konfliktit të hapësirës ajrore që kanë dy vendet duke bërë që të rifillojë lëvizja ajrore mes këtyre dy vendeve.
“Mbështesim fort OSBE-në dhe përpjekjet e Ramës për të forcuar pozitën e saj. NATO dhe Shqipëria kanë punuar ngushtësisht së bashku.
Të gjithë anëtarët e NATO kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në NATO dhe besoj se së shpejti do ta kemi pjesë të NATOS.
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për rajonin dhe NATON. Është e rëndësishme për NATO që të investojmë në infrastrukturë, përmend investimin e planifikuar të NATOS në bazën ajrore të Kuçovës.
Kemi vendosur ta bëjmë këtë dhe po nxitim që kjo të bëhet sa më shpejt. Ky është një investim për përmirësimin e bazës ajrore, të pistës, për karburantet gjithashtu, mund të jetë një qendër shumë e rëndësishme siç është policimi, trajnimi që do të vijë nga kjo bazë e modernizuar në Shqipëri.
Ky investim është i mirë jo vetëm për vendin por edhe për aleatët e NATO-s. Gjithashtu në mbështesim fort dialogun Prishtinë –Beograd dhe natyrisht mbështesim rifillimin e këtij dialogu të pezulluar.
Besojmë që ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë e të qëndrueshme për konfliktin.
Këtë e mbështesim jo vetëm politikisht por duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e problemit të hapësirës ajrore, për të filluar lëvizjen ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Stoltenberg./abcnews.al