Kryeministri Edi Rama ka vizituar Panairin e Punës në Fier ku janë afishuar 1194 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme. Edhe në qarkun e Fierit, Zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punës kanë mundësuar ndërmjetësime për punësim edhe për shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike.
Kreu i qeverisë u njoh edhe me problematikat që kanë bizneset jo vetëm në gjetjen e punonjësve të kualifikuar por edhe në marrjen e shërbimeve nga strukturat e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore.
Kryeministri Edi Rama i ka mbajtur shënim duke i premtuar se do tu kthejë përgjigje në një kohë të shkurtër. Në videon e shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrisë tregohet se si shumë qytetarë të Fierit e kanë pritur me duartrokitje kryeministrin Edi Rama./abcnews.al