Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

schedule19:29 - 2 Qershor, 2026

schedule 19:29 - 2 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të organizuar në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, vlerësoi rrugëtimin e kësaj force politike ndër vite, duke theksuar se PS është një parti ideologjikisht antikomuniste dhe se ka luajtur një rol të rëndësishëm në përballjen me trashëgiminë e së kaluarës.

Në fjalën e tij para socialistëve, Rama tha se Partia Socialiste ka ndërmarrë hapa konkretë për t’u shkëputur nga e kaluara komuniste, duke përmendur miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe kujdesin ndaj ish-të përndjekurve politikë.

“Bëmë ligjin dhe hapëm dosjen e komunizmit. Rrugët me spiunët u ndanë. U ndanë ata që hynë në rrugën e PS dhe ata që shkuan në rrugën e PD. Spiunët i morën shërbëtorët që kishte Gramozi dhe e bënë PD. PS është e çliruar tërësisht nga hijet e së shkuarës në këtë aspekt”, u shpreh Rama.



Kreu i qeverisë u ndal edhe te periudha e opozitës së Partisë Socialiste në vitet e para të pluralizmit, duke theksuar se kjo forcë politike u përball me sfida të mëdha në një kohë kur, sipas tij, ekzistonte liria, por jo një demokraci e konsoliduar.

“PS u ballafaqua pas lindjes së saj në një hapësirë lirie jodemokratike. Ishte liri, secili mund të bënte çfarë të donte, por nuk ishte demokraci. PS u ballafaqua me më të keqen që mund të ballafaqohet një opozitë”, deklaroi ai.

Rama kujtoi gjithashtu periudhën kur ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, u burgos, duke e cilësuar atë si një figurë me kontribut të rëndësishëm për partinë dhe shtetin.

“Kryetarin e vet e pati në burg për disa vite, politikisht të dënuar. Fatos Nano ka një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse doli nga burgu duke kërkuar shtet, me sensin e tij të lidershipit dhe përgjegjësisë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!