Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Gjirokastra në Facebook.
Numri i turistëve që vizitojnë vendin vazhdon të mbetet i lartë. Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota që zgjedhin si destinacion Shqipërinë.
“MIRË MËNGJES dhe nga rrugicat e pazarit të Gjirokastrës, që gdhihen çdo ditë plot me vizitorë nga e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.
/abcnews.al/