Rama me Presidentin e KiE: As Franca nuk do arrinte sot të hapte negociatat

schedule14:49 - 24 Janar, 2020

schedule 14:49 - 24 Janar, 2020

Kryeministri Rama priti sot Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel i cili po viziton vendin tonë. Në përfundim ata dhanë një konference të përbashkët për mediat, ku z. Michel theksoi se nuk ka unanimitet mes vende të BE-së për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai sqaroi se ka debat për modelin e ri që do të aplikohet për negociatat, ndërsa theksoi se në javët në vijim në Bruksel do të paraqitet strategjia e re me tre shtylla.

Sakaq e mori fjalën Edi Rama i cili tha se “ajo që po ndodh sot është një qasje të re, një dimension i ri mes BE dhe Ballkanit Perendimor, pra zhvillime pozitive, jo hapje formale e negociatave”.

Për ta ilustruar këtë Rama tha se “edhe sikur Franca vetë të ishte duke aplikuar sot për hapjen e negociatave, nuk do i merrte ato”. Kjo pasi vetë qeveria e BE-së ka debate për metodologjinë e pranimit të shteteve të reja.

Sakaq, Kryeministri kërkoi që të për sa kohë nuk janë hapur negociatat, vendet e Ballkanit duhet të inkurajohen përmes investimeve. “Kjo duhet të materializohet në inevstime, përmes BERZH dhe instrumentave të tjerë për vendet e rajonit, në sektorët kyç”, tha ai, teksa shtoi se “ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka sikur negociatat të ishin hapur, sepse këtë e bëjmë për veten jo se na e kërkon Presaidenti i KiE”. /abcnews.al