Rama me drejtues vendorë në Berat: Asnjë lek për parazitët

schedule13:50 - 24 Shkurt, 2018

schedule 13:50 - 24 Shkurt, 2018

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtues të pushtetit vendor në qarkun e Beratit. Ai ka përsëritur thirrjen që të mos u jepet ndihmë ekonomike atyre që janë të shëndetshëm, por nuk duan të punojnë.

I  pakënaqur shprehet kryeministri Edi Rama me punën e zyrave të qeverisjes vendore. Ato vazhdojnë të mos ia lehtësojnë jetën qytetarëve me dokumentat që duhet të merren online.

Kjo nuk po kthehet akoma në një sistem në të gjithë vendin dhe dje në mbledhjen e qeveris është kërkuar që ministrat të marrin masa drastike për çdo drejtues në çdo zyrë të shtetit që nuk garanton shërbim nfaj qytetarëve”- u shpreh Rama.

Në takimin me drejtues qendrorë e vendor në Berat kreu i qeverisë nuk ishte vetëm për të paraljmëruar por edhe për të dëgjuar. Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu kërkoi ndihmën e tij për zhdëmtimin e rrugës Berat-Çorovodë.

Spahiu: “TAP na ka dëmtuar rrugën Berat -Çorovodë. Nëse na duhej një orë tani na duhen dy orë.“

Rama: TAP duhet patjetër jo të kthejë në gjendjen e mëparshme , patjetër të shtrojë siç duhet rrugën Berat- Çorovodë, rehabilitim të plotë. Këtë ministri ia ka bërë shumë të qartë. Ia ka bërë aq të qartë sa ata nuk do të hapin gazin pa bërë rrugën.”

I prerë tregohet edhe ndaj të gjithë qytetarëve që nuk duan të punojnë.

Pse të gjithë shqiptarët që paguajnë taksa duhet të paguajnë edhe për ty që ti të rrish parazit”.

Për kreun e qeverisë këta njerëz janë të lirë të zgjedhin forma të tjera pagese por jo ndihmë ekonomike.

Djem e burra që duan ndihm ekonomike le të marrin rrugët e protestave dhe të paguhen nga organizatorët e protestave”- tha Rama.

Ka edhe nga ata qytetarë që mendojnë se sjanë hequr padrejtësiht nga skema e ndihmës ekonomike

Nuk kemi ansjë të ardhur jemi në pikë të hallit”- thotë një qytetare.

Kësa kategorie Rama u thotë se do të bëhet rivlerësimi i tyre. /abcnews.al