Kryeministri Edi Rama vijon të mbrojë vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e godinës së re. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri Rama, citon fjalët e aktorit Artan Imami, i cili është pro shembjes së Teatrit.
“Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, duke cituar aktorin Artan Imami.
/ABC News Albania 24/7